Gati transferimi te ‘gjiganti’ anglez

Futboll

Gati transferimi te ‘gjiganti’ anglez

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:56
David De Gea

David de Gea pritet t’i japë fund papunësisë së tij. Portieri spanjoll është pa ekip që prej korrikut të shkuar, kur shkëputi kontratën me skuadrën e Manchester United.

De Gea me shumë mundësi do t’i rikthehet futbollit të luajtur, madje përsëri në Premier League. Arsenali ka një interes serioz për De Gean, me “Topçinjtë” që janë në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e 33-vjeçarit.

Me Aaron Ramsdale që pritet të largohet nga Arsenali në merkaton e ardhshme verore, De Gea do ta ketë vendin e lirë, edhe pse do t’i duhet të luftojë me Rayan, për vendin e titullarit.

Megjithatë, 33-vjeçari spanjoll po e mendon seriozisht transferimin te Arsenali, edhe pse nuk e ka të sigurt vendin në 11-shen startuese të Mikel Artetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat