Ramadani: Jam gati ndaj Milanit

Futboll

Ramadani: Jam gati ndaj Milanit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 12:22
Ramadani

Ashtu siç ndodhi dy javë më parë, kur Ylber Ramadani u ndëshkua kundër Salernitanës, grafikët e Lega Serie A njoftuan skualifikimin e mesfushorit shqiptar.

Realisht, lojtari i Leçes as këtë herë nuk u ndal nga gjyqtari sportiv. Në fakt, ky është paralajmërimi i dymbëdhjetë në kampionat për 27-vjeçarin, i cili tashmë ka humbur dy ndeshje në Serinë A për shkak të kartonëve.

Si përmbledhje, një lojtar merr një paralajmërim për herë të parë me kartonin e katërt dhe kthehet në rrezik skualifikimi me të nëntin sezonal. Që atëherë e tutje, intervali për të gjetur veten përsëri në një paralajmërim është si vijon: paralajmërimi në kartonin e trembëdhjetë, të gjashtëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë.

Prandaj, Ramadani (me dymbëdhjetë vërejtje) jo vetëm që nuk skualifikohet, por as që paralajmërohet. Ai do të vendoset në rrezik pasi të ketë marrë të verdhin e ardhshëm.

GATI PËR MILANIN – Dy ndeshje në Kupën e Italisë dhe 28 prezenca në Serinë A e bëjnë Ylber Ramadnin një nga themelet e Leçes që synon të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Ai është gati për ndeshjen e sotme kundër Milanit dhe këtë e dëshmojnë deklaratat e tij. “Kundër Romës goditëm 27 herë drejtë portës dhe dolëm me një pikë. Nëse do të kishim fituar do të kishte qenë e merituar. Jemi rritur shumë që pas ndeshjes me Salernitanën dhe gjithmonë synojmë të sulmojmë sapo kalojmë në zotërim të topit”, ka deklaruar mesfushori i kombëtares së Shqipërisë. Ramdani dhe Alek Blen formojnë “digën” e skuadrës së drejtuar nga Luka Goti.

Shqiptari ndihet mirë me partnerin e skemës së re, teksa lidhur me qasjen taktike të Leçes kundër Milanit ka thënë: “Do të jetë një ndeshje e fortë dhe secili duhet të japë më tepër se maksimumin.

Ndihem mirë me Gotin sepse po luaj, këtë rol e luaj edhe me Shqipërinë, trajneri më kërkoi të avancoj dhe e kam bërë menjëherë.

E falënderoj trajnerin, ai më jep akoma besim. Objektivi ynë është mbijetesa dhe do t’ia dalim nëse qëndrojmë të bashkuar. Jemi në fund të kampionatit dhe çdo pikë ka shumë rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat