Juventus kërkon sulmuesin italian

Futboll

Juventus kërkon sulmuesin italian

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:09
Mateo Retegui

Juventus në orët e fundit ka shtuar interesimin për sulmuesin e Genoas dhe të Italiasë, Mateo Retegui për një transferim të mundshëm në merkaton e verës.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e italianit Mateo Retegui dhe ka hapur bisedimet me agjentin e tij

Bardhezinjtë e kanë identifikuar 24-vjeçarin si një përforcim ideal që mund të sfidojë Dushan Vlahoviq për një vend titullari, gjithmonë nëse serbi nuk do të largohet.

Bisedimet paraprake kanë filluar tashmë mes palëve, por ende nuk ka një dritë jeshile, teksa shifrat shkojnë deri në 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat