Arsenali futet në garë për shërbimet e yllit të Barcelonës

Futboll

Arsenali futet në garë për shërbimet e yllit të Barcelonës

Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:06
Barcelona pritet që të marrë një vendim për të ardhmen e senegalezit gjatë javëve apo muajve në vazhdim.

Barcelona pritet që të bëjë një numër të madh shitjesh gjatë afatit kalitmar veror, teksa disa lojtarë të ekipit të parë pritet që t’i japin lamtumirën klubit.

Blaugranasit mund të shesin edhe lojtarë nga akademia, ndërsa kandidati kryesor për shitje është padyshim Mikayil Faye i cili ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha evropiane.

Çmimi i Fayes është rritur dukshëm gjatë muajve të fundit, dhe ai tashmë është shumë afër që të marrë ftesën nga Xavi për të luajtur në ekipin e parë.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve në mbrojtje, Faye mund të largohet për çmimin e duhur.

Manchester United dhe Bayer Leverkuseni janë përmendur si dy klubet që kanë shfaqur interesim konkret për Fayen, dhe tani sipas Calciomercatos, edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e 19-vjeçarit.

Barcelona pritet që të marrë një vendim për të ardhmen e senegalezit gjatë javëve apo muajve në vazhdim.

Ajo që është e sigurtë është se ai nuk do të vazhdojë me Barca Athletic për seoznin 2024/2025, kështu që ai ose do të bëhet pjesë e ekipit të parë, ose do të shitet. Në rast se ndodh kjo e dyta, blaugranasit do të tentojnë që të futin klauzolën e blerjes, kështu që mund të kenë ende pak kontroll mbi të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat