Tre mungesa në Kukës, pritet titullar Ardit Tahiri

Futboll

Tre mungesa në Kukës, pritet titullar Ardit Tahiri

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:09
Kukësi

Dinamo ka udhëtuar në Kukës për të zhvilluar ndeshjen e javës së 30-të të Superiores.

Një duel mjaft i rëndësishëm që dot ë luhet në “Kukës Arena” në orën 15:00.

“Blutë” aktualisht ndodhen në “Final – Four” dhe në Kukës do të synojnë një tjertër fitore për të “blinduar” vendin e 4-të në klasifikim.

Për Dritan Mehmetin nuk do të jetë aspak e lehtë. Së pari skuadar e tij vjen pas një ndeshje në mesjavë dhe janë të lodhur fizikisht, por do të kenë edhe mungesa.

Guadiaby dhe Zabërgja do të mungojnë për arsye kartonësh, ndërsa Kaçorri është i dëmtuar. Në këto kushte Mehmetit i lind nevoja të luajë me planin B. Për këtë sfidë në fakt pritet të luajë titullar Ardit Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat