Presin Tiranën, Skënderbeu thirrje tifozëve

Futboll

Presin Tiranën, Skënderbeu thirrje tifozëve

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:12
Tifozët

Skënderbeu do të presë ditën e nesërme në shtëpi skuadrën e Tiranës për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 30-të të Superiores. Takim ky që do të startojë në orën 18:00 dhe që do të luftohet “kokë më kokë” për një vend në “Final – Four”.

Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan dy ekipe në klasifikkim, me korçarët që ndodhen në vendin e 9-të me 40 pikë, ndërsa bardheblutë renditen një vend më poshtë. “Ujqërit e Dëborës” do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, pas humbjes  me Dinamon javën e kaluar.

Pikërisht për këtë drejtuesit kërkojnë edhe mbështetjen e titozëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kërkojnë që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të ekipit.

“-1 ditë nga ndeshja e radhës. Të gjithë në ‘strofull’ në mbështetje të ekipit “, ka shkruar klubi korçar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat