Grealish: Të gjithë shohin vetëm një gjë

Futboll

Grealish: Të gjithë shohin vetëm një gjë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:34
Grealish e Guardilola

Manchester City është në garë për të mbrojtur Triplete-n historike të sezonit të kaluar.

Skuadra e Guardiola-s, në fakt, është në garë për titullin e Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Citizens morën një fitore bindëse 4-2 në kampionat kundër Cruystal Palace, por jo të gjithë janë të buzëqeshur te skuadra e Pep Guardiola-s.

Po flasim për Jack Grealish, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij me një aspekt të botës së futbollit.

“Nuk shënova dhe nuk dhashë asist në ndeshjen kundër Palace, por luajta mirë. Unë isha i përfshirë në pjesën më të madhe të golave, por të gjithë adhurojnë statistikat”, ka thënë Grealish.

“Unë i jap më shumë skuadrës se vetëm gola dhe asiste. Është për të ardhur keq që të gjithë në botë tani adhurojnë vetëm statistikat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat