Struga Trim Lum zhgënjen, mposhtet nga Vardari

Futboll

Struga Trim Lum zhgënjen, mposhtet nga Vardari

Nga: K.G. Më: 7 prill 2024 Në ora: 17:13
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum kthehet duarbosh nga stadiumi “Boris Trajkovski” në Shkup.

Vardari i Shkupi e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi dhe liderin Struga Trim Lum.

Futbollisti Gjuriq vulosi fatin e takimit, duke shënuar në minutën e 73-të.

Pas javës së 26-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 54 pikë, pasojnë Shkupi 51, Shkëndija 49 dhe Vardari renditet në vend të tetë me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat