Spektakël në sfidën Manchester Utd - Liverpool! Arsenali kryeson

Futboll

Spektakël në sfidën Manchester Utd - Liverpool! Arsenali kryeson

Nga: K.G. Më: 7 prill 2024 Në ora: 18:22
Pamje nga ndeshja

Mancehster Utd i ka bërë një nder të madh Arsenalit, duke e frenuar Liverpooin me rezultat 2:2 në derbin e madh anglez përkatësisht të javës së 32-të.

Ndeshje e bukur deri në pikën e fundit dhe me raste shënimi. 

Spektakël në "Old Trafford", katër gola por që përfundoi pa fitues.

Image

LIverpooli

LIverpooli avancoi me 0:1 por vendasit e përmbysën duke udhëhequr me 2:1 dhe 6 minuta para mbylljes së sfidës, Mohamed Salah nga penalltia u tregua i saktë dhe ka barazuar rezultatin 2:2. 

Duhet veçuar golin mjeshtëror në minutën e 67-të të futbollistit të Manchester Utd, Kobbie Mainoo i cili shënoi nga rreth 14-15 metra në këndin e epërm të majtë të udhëtuesve. 

Image

Pamje nga ndeshja

Fernandes (50'), Mainoo (67') shënuan për Manchester Utd dhe Diaz (23') e Salah (84' - nga penalltia) realizuan për Manchester Utd.

Arsenali kryeson me 71 pikë, pasojnë Liverpooli me 71, Manchester City 70, Aston Villa 60, Tottenham 57, Manchester Utd 49, West Ham 48 pike etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat