Zhgënjen Chelsea

Futboll

Zhgënjen Chelsea

Më: 7 prill 2024 Në ora: 22:17
Pamje nga ndeshja

Rezultat zhgënjyes për Chelsea-n ndaj skuadrës së fundit të Premier League-s dhe që praktikisht duket e pamundur që të sigurojë mbijetesën: Sheffield Utd.

Dy herë kaluan blutë e Londrës në avantazh, por po kaq herë barazuan vendësit.

Golin e parë të ndeshjes së zhvilluar në “Bramall Lane” e shënoi Thiago Silva në minutën e 11-të në zhvillimet e një këndoreje.

Në të 28-tën barazoi Bogle i asistuar nga Hamer.

Në pjesën e dytë Chelsea mori sërish epërsinë, këtë herë me Madueken.

Mirëpo në minutën e tretë shtesë barazoi McBurnie, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat