​Ancelotti: Vështirë të përballesh me skuadrën që drejtohet nga Guardiola

Futboll

​Ancelotti: Vështirë të përballesh me skuadrën që drejtohet nga Guardiola

Më: 8 prill 2024 Në ora: 15:18
​Ancelotti

Real Madridi i Ancelottit takohet me Manchester Cityn e Guardiolës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu” në Madrid të martën.

Trajneri italian është i vetmi trajner që ka fituar katër herë kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, ndërsa Guardiola e ngriti tre herë Ligën e Kampionëve, dy herë me Barcelonën dhe një herë me kampionët e Premierligës.

Megjithatë, sipas Ancelottit, historia e pasur e trajnerëve në kompeticion do të jetë gjëja më pak e rëndësishme nesër.

“Mund të themi se është një detaj i vogël sepse lojtarët shkojnë në fushë”, tha Ancelotti për “Sky Sport Italia”.

Është e vërtetë që do të jenë dy trajnerë me përvojë në këtë garë, por cilësia në fushë do të jetë e jashtëzakonshme; kjo është gjëja e bukur e kësaj ndeshjeje.

Pra, a është gabim të thuhet se do të jetë një takim mes mbretit (Ancelotti) dhe princit (Guardiola) të Champions League?

Po, është, sepse do të jetë një lojë mes dy skuadrave të nivelit të lartë me lojtarë të mëdhenj që do të bëjnë diferencën për njërën ose tjetrën palë”, këmbënguli Ancelotti.

“Guardiola është një trajner i madh, skuadrat e tij luajnë futboll të mirë dhe janë shumë të organizuar. Është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat e tij.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat