Londra, Parisi dhe Madridi! Çerekfinalet europiane kërcënohen nga ISIS

Futboll

Londra, Parisi dhe Madridi! Çerekfinalet europiane kërcënohen nga ISIS

Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Këtë mesjavë rikthehen kompeticionet europiane si Champions League, Europa League dhe Conference League, teksa i afrohen gjithnjë e më shumë kulmit pasi aktualisht luhet faza çerekfinale. Por, këto kompeticione që dhurojnë emocione spektakolare kanë përfunduar në kërcënimin e ISIS.

Shteti islamik nëpërmjet kanalit të saj informativ, Al Azaim ka kërcënuar qytete si Madridi, Londra dhe Parisi.

Sipas asaj që raporton Marca, autoritetet e këtyre vendeve prej kohësh kanë qenë në dijeni për sulme të mundshme dhe në ndeshjet e kësaj mesjave, do të merren masa të jashtëzakonshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qindra mijëra tifozëve të pranishëm në impiantet më prestigjioze të Europës.

Ministri i Brendshëm spanjoll kërkoi vigjilencë të shtuar në aktivitetet sportive, ndërkohë që në Itali, ditën e hënë u arrestua në Fiumicino një shtetas 32-vjeçar nga Takixhistani, pjesëtar i ISIS që kishte luftuar gjithashtu edhe në Siri.

Ky i fundit po i drejtohej Romës, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Kujtojmë se pak ditë më parë (22 mars) ISIS goditi Moskën duke ndezur edhe njëherë alarmin në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat