Dier: Postecoglou nuk merret me taktikat në stërvitje

Futboll

Dier: Postecoglou nuk merret me taktikat në stërvitje

Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:42
Dier e Postecoglou

Eric Dier u largua nga Tottenham pas 10 vitesh në Londër, me mbrojtësin që nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Ange Postecoglou.

Lojtari i kombëtares së Anglisë kaloi në huazim gjatë merkatos së janarit te Bayern Munich, teksa së fundmi rikthehet të flasë për ish-klubin e tij dhe trajnerin grek. Dier, thekson se 58-vjeçari nuk është nga ata trajnerë që i kushton rëndësi taktikës në stërvitje ndërsa shtoi se është shumë i ndryshëm nga Antonio Conte.

“Është interesante në fakt pasi Postecoglu nuk i kushton shumë rëndësi taktikës në stërvitje. Çdo stërvitje e tij nga e hëna në të premte është e përshtatur me stilin e lojës që aplikon, stërvitjet e Postecoglu janë shumë të personalizuara dhe nuk ngjasojnë me ato të trajnerëve të tjerë.

Stërvitjet me Conten i kishim mësuar përmendësh, por kishte shumë taktikë, nga e hëna në të premte dhe në fund të seancave ndjeheshe i sfilitur.

Titujt e munguar me Tottenham? Fakti që nuk kam fituar me Tottenhamin besoj se do të më përndjekë përgjatë gjithë jetës. Kishte momente që ne duhej të kishim fituar trofe. Në vitin që Leicester fitoi titullin, edhe ne ishim në garë dhe mund ta kishim fituar Premier League, e njëjta histori edhe një vit më pas kur fitoi Chelsea”, u shpreh Dier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat