Voller mbetet drejtor sportiv

Futboll

Voller mbetet drejtor sportiv

Nga: K.G. Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:47
Rudi Voller

Federata gjermane e futbollit ka njoftuar se Rudi Voller ka vazhduar kontratën me Federatën dhe do të qëndrojë si drejtor sportiv i kombëtares deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Voller u emërua drejtor sportiv i ekipit kombëtar në shkurt të vitit 2023, duke pasuar Oliver Bieorff f i cili dha dorëheqjen pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës në Katar.

Voler tha se ai e mori pozicionin nga një "ndjenjë detyrimi", por që atëherë është rritur për të shijuar rolin e ri.

“Së bashku duam të bëjmë një kampionat të madh evropian në Gjermani dhe më pas ta mbajmë atë moment për sfida të mëtejshme”, tha Voller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat