Zi në “familjen” e Partizanit

Futboll

Zi në “familjen” e Partizanit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 16:48
Luan Gjini

Klubi i Partizanit, por edhe e gjithë “familja” e “të kuqve” të kryeqytetit kanë marrë një lajm shumë të hidhur.

Në një postim në rrjetet sociale, Partizani bën me dije se një nga punëtorët më të vjetër të klubit dhe njëkohësisht edhe një nga tifozët më të zjarrtë, Luan Gjini është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Lamtumirë Lani Partizanit!
Klubi Partizani me keqardhje të thellë njofton lajmin e ndarjes nga jeta të një prej punonjësve më te vjetër të klubit, Luan Gjini. “Lani” siç e njihnin të gjithë nuk ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë për të mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 54 vjeçare.

Ai ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 2 dekadash duke qenë gjithmonë i përkushtuar në shërbim të skuadrës së tij të zemrës dhe Akademisë Partizani.
Klubi i Futbollit Partizani dhe presidenti Gaz Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Luan Gjini”-shkruan Partizani në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat