Spanja rrit sigurinë për përballjen mes Manchester City - Real Madrid

Futboll

Spanja rrit sigurinë për përballjen mes Manchester City - Real Madrid

Më: 9 prill 2024 Në ora: 17:00
Pamje nga stadiumi i Realit

Qeveria spanjolle ka nisur një operacion të gjerë sigurie, përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Manchester City kundër Real Madridit, pas kërcënimeve të dyshuara terroriste nga Shteti Islamik.

Autoritetet në Madrid kanë aktivizuar të gjitha “sistemet e alarmit” dhe “sistemit të reagimit” pas kërcënimit të supozuar terrorist, sipas raporteve në Spanjë.

“The Telegraph” raporton se këto masa vijnë pasi Shteti Islamik pretendohet se ka kërcënuar me një sulm terroriste në të katër vendet për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të kësaj jave, duke përfshirë edhe stadiumin Emirates në Londër.

Arsenali pret Bayern Munich të martën mbrëma, në të njëjtën kohë me ndeshjen e Cityt në Madrid. Të mërkurën, Paris St-Germain takohet me Barcelonën në Francë, ndërsa Atletico Madrid pret Borussia Dortmund.
Ministria e Brendshme e Spanjës ka projektuar një dislokim operacional në të cilin më shumë se 2,000 agjentë të Policisë Kombëtare dhe gjithashtu oficerë të Gardës Civile janë të përfshirë me mbështetje shtesë nga forcat e policisë bashkiake të Madridit.

Plani i sigurisë është pjesë e masave kundër terrorizmit në Spanjë, ku niveli aktual i alarmit është katër nga pesë. Raportohet se autoritetet në Madrid mbajtën një takim sigurie në përgjigje të kërcënimit të pretenduar nga Shteti Islamik. Mijëra tifozë nga Anglia dhe Gjermania po udhëtojnë për në Madrid këtë javë për dy ndeshjet e para çerekfinale.

Një postim i shpërndarë në mediat sociale nga ISIS, kërcënoi katër vendet që do të presin në stadiumet e tyre ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Emiratet, Santiago Bernabeu, Metropolitano dhe Parc des Princes, me sulme terroriste.

Postimi shfaqte një imazh të një njeriu të armatosur dhe fjalët “Vritini të gjithë”.

Në fillim të këtij viti, grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë në të cilin u vranë të paktën 139 persona. Në janar, grupi tha se kishte kryer një sulm me bombë në Iran, i cili vrau 84 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat