​“Nuk flas vetëm për një lojtar”, Enrique i lodhur me situatën e Mbappes

Futboll

​“Nuk flas vetëm për një lojtar”, Enrique i lodhur me situatën e Mbappes

Më: 9 prill 2024 Në ora: 17:43
Luis Enrique

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur për mediat para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Enrique si duket nuk ishte në humor të mirë, pasi që u irritua me pyetjet e shpeshta vetëm për yllin e PSG-së Kylian Mbappe, duke thënë se “nuk flas vetëm për një lojtar”.

“Ju vazhdoni të më pyesni nëse Kylian do të luajë, si është Kylian... Unë nuk flas vetëm për një lojtar. Unë dua të flas për grupin. Ne jemi duke kaluar momente të mira, do të ishte një lëvizje e mirë për të kaluar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve”, tha Enrique.

PSG e pret Barcelonën në “Parc des Princes” nesër me fillim nga ora 21:00, me ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat