Blindohen stadiumet e çerekfinaleve

Futboll

Blindohen stadiumet e çerekfinaleve

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:16
Pamje

Liga e Kampioneve nis me… alarm për sulm terrorist. Çerekfinalet spektakolare të turneut do të zhvillohen që sot nën masa shumë të rrepta sigurie pasi është rritur vëmendja ndaj disa kërcënimeve që kanë ardhur nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale të lidhura me ISIS.

Një postim është shpërndarë nga grupi al-Azim në rrjete sociale, ku shfaqeshin katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet çerekfinale, me një person të maskuar i cili mbante një Kallashnikov si dhe fjalët “Vritini të gjithë”.

Mediat spanjolle tregojnë se autoritetet lokale e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe në ndeshjen e sotme mes Real Madrid dhe Mançester Sitit, do të ketë masa të larta sigurie përreth stadiumit dhe brenda impiantit.

Ndaj do të jetë një numër më i lartë forcash policore që do të mbikëqyrin ambientin rreth impiantit, për t’u siguruar që nuk do të ketë asgjë shqetësuese për të gjithë ata që do të ndjekin takimin e sotëm.

Ministria e Brendshme në Spanjë ka bërë të ditur se do të jenë të paktën 2000 policë në detyrë për dy ndeshjet që luhen në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat