Manchester United zyrtarizon largimin e një tjetër drejtuesi

Futboll

Manchester United zyrtarizon largimin e një tjetër drejtuesi

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:20
Pamje

Manchester United njoftoi këtë të martë se John Murtough, drejtor futbolli në klub, detyrë të cilën e mbante prej gati 11 vjetësh, do të largohet. Ky është një tjetër ndryshim strukturor që bëhet me bekimin e pronarit të ri të klubit, Jim Ratcliffe.

Sipas “Sky Sports”, Dan Ashworth është në pritje për të marrë këtë rol. Largimi i tij nga Newcastle u njoftua shkurtin e kaluar dhe dy klubeve iu desh vetëm të arrinin një marrëveshje financiare për ta bërë lëvizjen efektive.

Që kur Ratcliffe siguroi pak më shumë se 25% të aksioneve të Man United, është shfaqur mjaft aktiv në bërjen e ndryshimeve brenda klubit.

Në janar, ai punësoi Omar Berradan nga Manchester City për të marrë postin e drejtorit sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat