Vllaznia Pozheran reagon në lidhje me ndeshjen e fituar ndaj Ulpianës

Futboll

Vllaznia Pozheran reagon në lidhje me ndeshjen e fituar ndaj Ulpianës

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:25
Pamje nga ndeshja

Vllaznia e Pozheranit ka reaguar në lidhje me ndeshjen e fituar ndaj Ulpianës me rezultat 3:4.

Kjo sfidë ngjalli reagime të shumta, me opinionin e futbollit që mendonin se është e trukuar.

"Të nderuar, futbolldashës, dashamir të futbollit

KF Vllaznia, është informuar përmes rrjeteve sociale ku ka parë se emri i saj po lakohet për dukuri dhe veprime që nuk përshkojnë me realitetin.

Reagime të tilla nga klubet rivale janë tendecioze dhe tentojnë që të mbulojnë dështimet e tyre duke atakuar një klub tjetër por Kosova është e vogël dhe na njeh të gjithëve andaj nuk është e dobishme të akuzohet askush nëse faktet tregojnë të kundërtën.

Nëse KF Vllaznia do të kishte atë “fuqi” nuk do të ishte në fundin e tabelës por do të qendej më e relaksuar, por ne jemi duke luftuar brenda vijave që ti shpëtojmë rënjës nga liga duke ditur që vetëm tani jem bërë me shtëpinë tonë dhe pjesa infrastrukturore nga ka sjellur në këtë situatë.

I inkurarojmë klubet rival të ngrisin zërin gjithmonë për dukuri negative, jo vetëm tani por edhe për vitet e kaluara kur edhe vet ishin në fund të tabelës!!!

Ne do të vazhdojmë të shikojmë punën tonë duke tentuar ta mbajmë klubin tonë në Ligën e Parë, me angazhim maksimal", reagon FC Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat