Asensio e thotë hapur: Dua ta eliminoj Barcelonën

Futboll

Asensio e thotë hapur: Dua ta eliminoj Barcelonën

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:29
Marco Asensio

Të mërkurën zhvillohet çerekfinalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germanit e Barcelonës.

Futbollisti i parisienëve, Marco Asensio foli rreth këtij takimi.

“Eliminoni Barçën për t’i bërë një nder Realit? Epo, favori i parë do të ishte për ne. Ne jemi ata që duam të kalojmë, jemi entuziastë dhe tashmë po përgatitemi për garën”, tha fillimisht ai.

“E kemi ndeshjen e parë në shtëpi, do të jetë e rëndësishme të marrim një rezultat të mirë, tifozët tanë do të na mbështesin. Jemi të emocionuar, po vijnë muajt kur mund të fitojmë tituj”, tha Asensio.

Në këtë fazë, Parisi erdhi pasi e mbylli grupin në pozitën e dytë, derisa më pas në fazën tjetër eliminoi Real Sociedadin.

Në ligat shtetërore, PSG është afër titullit kampion, ndonëse jo me formë të lartë siç jemi mësuar ta shohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat