Lorenc Trashi sinjale të qarta rikthimi

Futboll

Lorenc Trashi sinjale të qarta rikthimi

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:55
Trashi e Demi

Lorenc Trashi ka lëshuar sinjale të qarta për rikthimin te Partizani. Në një lidhje drejtpërdrejtë me “Sport Focus” të moderatores Vjosana Nozllaku, mbrojtësi i majtë i Ballkanit foli haptasi për mundësinë e një aventurë të dytë në kryeqytet.

“Janë shanset përderisa jemi në lojë për të 2 titujt. Do të ishim të kënaqur të fitonim titullin për herë të tretë dhe të tentonim të përsërisim aventurën në Conference League.

Kupa është objektiv që e ka vendosur klubi dhe normalisht do ta tentojmë.

A do ta pranoja një ofertë nga Partizani? Patjetër, në çdo moment”, deklaron Trashi.

A do e dëshironit rikthimin e Lorenc Trashit te Partizani?

31-vjeçari veshi për 6 vite fanellën e kuqe ku shënoi 14 gola e 37 asiste në 232 ndeshje duke u kthyer në lider dhe idhull të tifozërisë. Kontrata aktuale me kampionët e Kosovës i skadon vitin tjetër ndaj mbetet të shihet nëse klubi i kuq do të tentojë një rikthim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat