De Rossi merr një lajm të mirë prag Milan-it

Futboll

De Rossi merr një lajm të mirë prag Milan-it

Më: 9 prill 2024 Në ora: 19:37
De Rossi

Pas suksesit në derbi përballë Lazio-s, Roma ka nisur përgatitjet për sfidën çerekfinale përballë Milan-it, sfidë që luhet këtë të enjte në “San Siro”.

Në orët e fundit, trajneri De Rossi ka marrë lajme pozitive sa i përket organikës, kjo pasi Paulo Dybala ka punuar me pjesën tjetër të grupit, madje pritet të jetë titullar ndaj “kuqezinjve”.

Mungesa e vetme që Roma do të vuajë në këtë ndeshje është ajo e Sardar Azmoun, me sulmuesin i cili është ende i dëmtuar pas problemeve me Kombëtaren e tij.

Mancini ka punuar i diferencuar, por nuk ka vend për alarm, pasi mbrojtësi do të punojë me grupin gjatë të mërkurës, në stërvitjen e fundit në prag të nisjes drejt Milano-s.

Sa i përket formacionit, burime pranë klubit raportojnë se Daniele De Rossi do të zbres me treshen Dybala, Lukaku dhe El Shaaraëy, ndërsa në korsinë e majtë ka një balotazh midis Angelino-s dhe Spinazzola-s.

Milan – Roma do të luhet këtë të enjte duke nisur nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat