Nuk e durojnë epërsinë e skuadrës shqiptare, ja çfarë hedhin në fushë tifozët e Buduçnostit

Futboll

Nuk e durojnë epërsinë e skuadrës shqiptare, ja çfarë hedhin në fushë tifozët e Buduçnostit

Nga: K.Goca Më: 9 prill 2024 Në ora: 19:49
Pam je nga hedhja e mjetit piroteknik

Tifozët problematik të Buduçnostit të Podgoricës, “Varvari”, nuk kanë mundur të durojnë epërsinë (1:0) e skuadrës shqiptare, Deçiqi nga Tuzi!

Kjo epërsi duket se i ka elektrizuar ata dhe kanë hedhur fuishekzjarre në fushë.   

“Derbi vazhdon në “DG Arena”, tifozët e Buduçnostit janë larguar nga stadiumi.

Image

Policia dhe tifozët

Derbi i kampionatit malazez mes Deçiqit dhe Buduçnostit në “DG Arena” vazhdon pasi u ndërpre në minutën e 24-të për shkak të shpërthimit të tifozëve të skuadrës mysafire.

Tifozët e Buduçnostit vazhdimisht kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, kështu që pas disa paralajmërimeve të delegati Zhelko Xhariç, u ndërpre ndeshja për disa minuta”, shkruan mediumi malazeze “Pobjeda”.

“Varvari” refuzuan të largoheshin nga tribuna për gati 30 minuta, por këtë e bënë pasi biseduan me kapitenin Petr Grbiç dhe portierin Gjorqi Pavliçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat