Arsenal përballet me Bayernin

Futboll

Arsenal përballet me Bayernin

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Arsenal përballet me Bayernin e Mynihut në “Emirates Stadium”, ndeshje e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.Anglezët do përpiqen të vendoin “nderin në vend” ndaj Gjermanëve pas turpërimeve që klubi nga Mynihu i ka shkaktuar “topçinjve” në etapat pararendëse.

Forma e mirë e Haverc me shokë jep sinjale pozitive, ndërsa oshilacionet e bavarezëve i shtojnë akoma më tepër dozat e optimizmit te mbështetësit anglezë. Megjithatë bilanci mes tyre flet “gjermanisht”. Përballje vërtetë interesante do të jetë mes Herri Kejn dhe prapavijës së skuadrës ishullore.

FORMACIONET ZYRTARE

ARSENAL 4-3-3: Raja; Uait, Saliba, Gabriel, Kiuior; Zhorzhinjo, Rais, Odegard; Saka, Harverc, Martineli | Trajner: Milek Arteta

BAJERN MYNIH 4-2-3-1: Nojer; Dejvis, Daier, De Ligt, Kimish; Gorecka, Lajmer; Gnabri, Musiala, Sane; Kejn | Trajner: Tomas Tuhel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat