Scamacca: Liverpooli është një nga skuadrat më të forta në Evropë

Futboll

Scamacca: Liverpooli është një nga skuadrat më të forta në Evropë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:27
Gianluca Scamacca

Sulmuesi i Atalantas, Gianluca Scamacca vlerëson kundërshtarin e Ligës së Evropës të së enjtes, Liverpoolin si një nga skuadrat më të mira në kontinent, por beson se skuadra e tij është në gjendje të mposht këdo në ditën e tyre.

Ndërsa Liverpool është favoriti për të ngritur trofeun e Ligës së Evropës në fund të sezonit 2023-24, Scamacca është shumë në vetëbesim pasi gjeti rrjetën në dy ndeshjet e tij të fundit në Serie A, në fitoren 3:0 si mysafir ndaj Napolit, dhe goli i vetëm i Atalantas në humbjen 2:1 ndaj Cagliarit në fundjavë.

“Unë mendoj se Atalanta mund të garojë me këdo, pavarësisht se kush është në fushë”, tha Scamacca për “Sky Sport”.

“Ne do të shkojmë atje absolutisht me qëllimin për të konkurruar dhe për të provuar të kalojmë në raundin tjetër. Liverpooli është një nga skuadrat më të forta në Evropë, ata kanë shumë forca të ndryshme”, tha më tej Scamacca.

Ndeshja e së enjtes kundër Liverpoolit do të jetë kthimi i parë i Scamaccas në Angli që kur u largua nga West Hami në favor të një rikthimi në Serie A me Atalantan për një tarifë të raportuar prej 30 milionë eurosh në verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat