Sfidë e çmendur në Madrid mes Realit dhe Manchester Cityt! Arsenali baras me Bayernin

Futboll

Sfidë e çmendur në Madrid mes Realit dhe Manchester Cityt! Arsenali baras me Bayernin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 prill 2024 Në ora: 20:54 Përditësuar në ora: 22:52 më 09.04.2024
Pamje nga ndeshja Real - Manchester City

Baras në Londër

Spektakël futbolli në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. 

Përballja mes skuadrave më të mira në Evropë, Real Madrid dhe Manchester Cityt, ka përfunduar baras (3:3) në takimin e parë të çerekfinales së Champions League.

Sfidë e çmendur dhe me përmbysje të rezultatit, 0:1, 2:1, 2:3 dhe 3:3. 

Real - Manchester City 3:3

Shënues: Dias (12' - autogol), Rodrygo (14'), Valverde (79')  - Bernardo Silva (2'), Foden (66'), Gvardiol (71').

Kartona të Verdhë:Tchouameni, Carvajal - Akanji, Silva.

Real: Lunin, Carvajal, Rüdiger, Tchouameni, F. Mendy, Camavinga, Kroos (Modriç 72'), Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo (Diaz 71') dhe Vinicius Junior (Joselu 86').
Manchester City: Ortega Moreno, Akanji, Ruben Dias, Stones, Gvardiol, Rodri, Foden (Alvarez 87'), Bernardo Silva, Kovaçiç, Grealish dhe Haaland.

Arsenal - Bayerni 2:2

Shënues: Saka (12'),  Trossard 76') - Gnabry (18'), Kane (32' - nga penalltia).

Kartona të verdhë: Davies, Kane - Partey..

Arsenali: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior (Zinchenko 46'), Jorginho (Gabriel Jesus 67'), Ödegaard, Rice, Saka, Havertz (Partey 86') dhe Gabriel Martinelli (Trossard 66').
Bayerni: Neuer, Kimmich, de Ligt, Dier, Davies, Laimer, Goretzka, L. Sane (Coman 66'), Musiala, Gnabry (Guerreiro 70') dhe Kane.

Padyshim se ishte një finale para finales!

Në minutën e 2-të, City kaloi në epërsi. Bernardo Silva nga gjuajtja e lirë rreth 18-19 metra shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.

Gëzimi qe jetëshkurtër për kampionin në fuqi të Evropës. Rezultati u barazua në minutën e 12-të. Eduardo Camavinga nga rreth 20 metra goditi fuqishëm dhe topi i devijuar nga Dias mashtroi portierin, 1:1.
Në minutën e 14-të, Real zgjohet nga gjumi! Rodrygo shënoi për 2:1.

Ai me gjakftohtësi plasoi topin përreth këmbës së portierit, 2:1. 

Në minutën e 56-të, fat për Manchester Cityn, Vinicius në një pozitë ideale gjuan mbi portë.

Në minutën e 66-të, Foden ka dërguar një projektil nga 17 metra e në këndin e djathtë dhe e pakapshme për portierin e Realit, Lunin, 2:2. 

Në minutën e 71-të, Gvardiol nga rreth 20 metra me të majtën shënoi në këndin e majtë, supergol dhe në anën tjetër tronditet Reali.

Në minutën e 79-të, Valverde me goditje të fuqishme e përtoke nga rreth 11 -12 e la të shtangur portierin e Cityt, 3:3. 

Ballafaqim me rivalitet të madh është zhvillua mes Arsenalit dhe Bayernit, me përmbysje të rezultatit.

Në minutën e 12-të, Saka kaloi në epërsi Arsenalin por pas 6 minutave (18') Gnabry ka barazuar shifrat 1:1.

Në 32-të, Harry Kane nga penalltia kaloi në epërsi (1:2) Bayernin. 

Zëvendësuesi Trossard në minutën e 76-të ka barazuar rezultatin 2:2 në duel me Bayernin.

Ndeshjet e kthimit priten me padurim në Manchester e në Munih.

Atmosferë në Londër

(E plotësuar) -  90' Lojë për mbamendje..

84' Çmenduri në Madrid.

79' Valverde me goditje të fuqishme e përtoke nga rreth 11 -12 e la të shtangur portierin e Cityt, 3:3.  

76' Zëvendësuesi Trossard ka barazuar rezultatin 2:2 me Bayernin.

Real - Manchester City 3:3

Shënues: Dias (12' - autogol), Rodrygo (14'), Valverde (79')  - Bernardo Silva (2'), Foden (66'), Gvardiol (71').

Kartona të Verdhë:Tchouameni, Carvajal - Akanji, Silva.

Real: Lunin, Carvajal, Rüdiger, Tchouameni, F. Mendy, Camavinga, Kroos (Modriç 72'), Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo (Diaz 71') dhe Vinicius Junior (Joselu 86').
Manchester City: Ortega Moreno, Akanji, Ruben Dias, Stones, Gvardiol, Rodri, Foden (Alvarez 87'), Bernardo Silva, Kovaçiç, Grealish dhe Haaland.

Arsenal - Bayerni 2:2

Shënues: Saka (12'),  Trossard 76') - Gnabry (18'), Kane (32' - nga penalltia).

Kartona të verdhë: Davies, Kane - Partey..

Arsenali: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior (Zinchenko 46'), Jorginho (Gabriel Jesus 67'), Ödegaard, Rice, Saka, Havertz (Partey 86') dhe Gabriel Martinelli (Trossard 66').
Bayerni: Neuer, Kimmich, de Ligt, Dier, Davies, Laimer, Goretzka, L. Sane (Coman 66'), Musiala, Gnabry (Guerreiro 70') dhe Kane.

71' Spektakël në Madrid, Real - Manchester City 2:3.  Gvardiol nga rreth 20 metra me të majtën shënoi në këndin e majtë, supergol dhe në anën tjetër tronditet Reali. 

67' Lojë e mirë në Madrid.

66' Foden nga rreth 17 metra shënoi eurogol e në këndine djathtë, 2:2.

60' Bayerni është në epërsi.

56' Fat për Manchester Cityn, Vinicius në një pozitë ideale gjuan mbi portë.

54' Bellingham pati një mundësi të mirë por gjuajti jashtë portës.53' E do golin e barazimit.

50' Camavinga në formë.

47' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesat e para!

44' minutat e fundit të pjesës së parë.42' Vinicius humb një rast të mirë.

41' Lojë e hapur në Madrid e në Munih.

38' Reali gjithnjë e më i rrezikshëm.

35' Ndeshje e zjarrttë në "Santiago Bernabeu".32' Harry Kane nga penalltia kalon në epërsi (1:2) Bayernin.

31' Rodrygo nuk u tregua i vëmendshëm.

30' Reali kontrollon lojën.

27' Nxehtë në Madrid e nxehtë në Londër.

23' Reali synon golin e tretë.

20' Dy ndeshje të çmendura.12' Saka kaloi në epërsi Arsenalin por pas 7 minutave (19') Gnabry barazoi shifrat 1:1.

14' Real zgjohet nga gjumi! Rodrygo shënon për 2:1.

Ai me gjakftohtësi plason topin përskaj këmbëve të portierit, 2:1. 

12' Reali barazon 1:1. Eduardo Camavinga nga rreth 20 metra godet dhe topi devijohet nga Dias  dhe topi mashtron portierin, 1:1.

11' Reali në presion të madh.9' City ka shtuar presionin.

5' Real - Manchester City lojë e hapur.

2' City në epërsi, Silva shënon. Bernardo Silva nga gjuajtja e lirë rreth 18-19 metra shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.

1' Tchouameni  i Reali ndëshkohet me karton të verdhë.

Fillojnë ndeshjet.

Real Madrid-Man City, formacionet zyrtare!

Real Madrid-Man City, formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Formacioni i Cityt

Ndeshja e parë luhet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Real - Manchester City

Real: Lunin, Carvajal, Rüdiger, Tchouameni, F. Mendy, Camavinga, Kroos, Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Junior.
Manchester City: Ortega Moreno, Akanji, Ruben Dias, Stones, Gvardiol, Rodri, Foden, Bernardo Silva, Kovaçiç, Grealish dhe Haaland.

Arsenal - Bayerni
Arsenali: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior, Jorginho, Ödegaard, Rice, Saka, Havertz dhe Gabriel Martinelli.
Bayerni: Neuer, Kimmich, de Ligt, Dier, Davies, Laimer, Goretzka, L. Sané, Musiala, Gnabry dhe Kane.

Real apo Manchester City?

Mund të quhet edhe një “finale” e parakohshme, në UEFA Champions League, me dy skuadrat më të mira të botës, Real Madrid e Manchester City, që do të përballen, në orën 21:00, në “arenën” spanjolle, të “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së parë, të fazës çerekfinale, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, në “kontinentin e vjetër”.

Sa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar në fushë 14 herë fituesit e Champions, me skemën e zakonshme, 4-3-1-2, ku në portë është vendosur ukrainasi, Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Carvajal e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Tchouamen e Antonio Rudiger.

Në mesfushë janë vendosur Camavinga, Valverde e Toni Kroos, ndërsa para tyre është “ylli” anglez, Jude Bellngiham. Në sulm “kërcehet” samba, me dyshen braziliane, Vinicius Junior-Rodrygo, që do të udhëheqin sulmet e furishme, të “Galaktikëve”.

Në krahun tjetër, Guardiola ka përdorur formacionin 4-1-4-1, për kmapionët në fuqi të Evropës, me portën që do të mbrohet nga gjermani, Ortega.

Në krahët e mbrojtjes janë Akanji e Gvardiol, me qendrën që mbulohet nga Ruben Dias e Jhon Stones. Para tyre është vendosur Rodri, ndërsa në qendër të mesfushës janë Bernardo Silva e Mateo Kovacic, me krahët që mbulohen nga Foden e Jack Grealish, ndërsa në majën e sulmit i vetëm është “vikingu”, Erling Braut Haaland, për të kërcënuar portën “galaktike”.

Arsenal përballet me Bayernin

Arsenal përballet me Bayernin e Mynihut në “Emirates Stadium”, ndeshje e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.Anglezët do përpiqen të vendoin “nderin në vend” ndaj Gjermanëve pas turpërimeve që klubi nga Mynihu i ka shkaktuar “topçinjve” në etapat pararendëse.

Forma e mirë e Haverc me shokë jep sinjale pozitive, ndërsa oshilacionet e bavarezëve i shtojnë akoma më tepër dozat e optimizmit te mbështetësit anglezë. Megjithatë bilanci mes tyre flet “gjermanisht”. Përballje vërtetë interesante do të jetë mes Herri Kejn dhe prapavijës së skuadrës ishullore.

FORMACIONET ZYRTARE

ARSENAL 4-3-3: Raja; Uait, Saliba, Gabriel, Kiuior; Zhorzhinjo, Rais, Odegard; Saka, Harverc, Martineli | Trajner: Milek Arteta

BAJERN MYNIH 4-2-3-1: Nojer; Dejvis, Daier, De Ligt, Kimish; Gorecka, Lajmer; Gnabri, Musiala, Sane; Kejn | Trajner: Tomas Tuhel.

Real - Manchester City e Bayern - Arsenali, sfida të nxehta

Sonte zhvillohen ndeshjet e para të çerekfinales së Champions League.

Real Madrid – Manchester City është finale para finales.

Bayerni është në presion të Arsenalit.

Real - Manchester City

Real: Lunin, Carvajal, Rüdiger, Tchouameni, F. Mendy, Camavinga, Kroos, Fede Valverde, Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Junior.

Manchester City: Ortega Moreno, Akanji, Ruben Dias, Stones, Gvardiol, Rodri, Foden, Bernardo Silva, Kovaçiç, Grealish dhe Haaland.

Arsenali - Bayerni

Arsenali: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior, Jorginho, Ödegaard, Rice, Saka, Havertz dhe Gabriel Martinelli.

Bayerni: Neuer, Kimmich, de Ligt, Dier, Davies, Laimer, Goretzka, L. Sané, Musiala, Gnabry dhe Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat