​Ancelotti para ndeshjes me Cityn: Kam shumë besim, duhet të tregojmë kualitetin

Futboll

​Ancelotti para ndeshjes me Cityn: Kam shumë besim, duhet të tregojmë kualitetin

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:43
Carlo Ancelotti

Kur kanë mbetur më pak se gjysmë ore deri te fillimi i ndeshjes mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, trajneri i gjigantit spanjoll, Carlo Ancelotti tha se ka besim në skuadrën e tij, e cila duhet ta tregojë kualitetin e saj sot.

Reali dhe City takohen edhe në një sezon tjetër të Ligës së Kampionëve, kësaj radhe në çerekfinale, me ndeshjen që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja e sotme do të jetë e 200-ta në karrierë për Ancelottin në këtë garë, por kjo gjë nuk po i intereson trajnerit italian.

“200 ndeshjet e mija nuk janë gjëja më e rëndësishme sot, por janë shumë ndeshje. 200 ndeshje plot nerva, plot vuajtje. Kjo është një garë që më ka dhënë shumë lumturi gjatë karrierës sime si trajner dhe si lojtar. Është ende gara më e bukur”, tha Ancelotti.

Reali dhe City përballen sonte në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat