Pa fitues derbi i kampionatit në Mal të Zi, pikë e madhe për skuadrën shqiptare

Futboll

Pa fitues derbi i kampionatit në Mal të Zi, pikë e madhe për skuadrën shqiptare

Nga: K.Goca Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:55
Pamje nga ndeshja

Derbi i Kampionatit në Mal të Zi në futboll, mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj malazeze, Buduçnostit të Podgoricës, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Derbi i madh është zhvilluar në "DG Arena" në Podgoricë, ku Deçiqi ishte në cilësinë e vendasit në takimin e javës së 29-të.

Ndeshja u ndërpre për disa minuat në pjesën e parë, pasi që tifozët e Buduçnostit "Varvari" hodhën mjete piroteknike, të cilët i larguan nga tribuna. 

Në minutën e 10-të, Matiq kaloi në epërsi Deçiqin. 

Në pjesën e dytë Desportoviq e ka barazuar rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 64-të. 

Deçiqi kryeson me 54 pikë e ka tre më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat