Barcelona vihet pas “yllit” të “Baskëve”

Futboll

Barcelona vihet pas “yllit” të “Baskëve”

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:27
Nico Williams

Barcelona vihet pas “yllit” të “Baskëve”!

Kohët e fundit futbolli është “zaptuar” nga emra të rinj e të talentuar, sidomos në repartin e sulmit, ku një ndër ta është edhe “ylli” i “Baskëve”, të Athletic Bilbao, Nico Williams, me 21-vjeçarin, që është kthyer në objektivin kryesor, të “Katalanasve” të Barecelona, me Presidentin, Joan Laporta, që do të donte ta kishte anësorin, pjesë të skuadrës së tij, që këtë verë.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, këtë sezon, teksa i vetmi moment ku mund të nisin negociatat është viti 2025, mirëpo sërish mund të paguajnë klauzolën e tij, prej 50 milionë eurosh, nëse dëshirojnë ta kenë atë në ekip, për sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, kujtojmë se Nico Ëilliams është një ndër talentet më të spikatur, të La Liga, me 21-vjeçarin, që ka zhvilluar në total 30 ndeshje këtë sezon, teksa ka arritur të regjistrojë 6 gola, si dhe 14 asistime, teksa ishte padyshim një ndër protagonistët në sigurimin e Kupës së Mbretit, duke rikthyer skuadrën e tij te trofeu, pas një pritje 40-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat