Xavi i kthen përgjigje Luis Enriques

Futboll

Xavi i kthen përgjigje Luis Enriques

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:39
Xavi

Barcelona gjen PSG-në në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Xavi Hernandezi do të sfidojë ish-trajnerin e tij, Luis Enrique. Ky i fundit ka ndezur duelin me deklaratën e dhënë në konferencë për shtyp, ku u shpreh se i përfaqësonte më shumë vlerat e Barcelonës se sa Ksavi.

Kreu i pankinës katalanase është përgjigjur në konferencën e sotme, duke u shprehur vlerësimet më të mëdha për Luis Enriken. Ai ka nxjerrë në pah faktin se 4 trajnerë në çerekfinale përfaqësojnë ADN-në e Barcelonës, çka e bën vërtetë krenar.

“I kam parë. Ai është Luis Enrike. Ju e njihni atë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Kam gjithë respektin për të. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ka një ekip që është krijuar për të fituar Ligën e Kampionëve.

Të dy synojmë të njëjtën gjë. Luis Enrike, Guardiola, Arteta dhe unë, jemi të gjithë ADN e Barçës. Katër trajnerë me AND-në e Barçës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo ADN e Barcelonës na indentifikon dhe na bën krenarë.

Kapiten me Luis Enriken trajner? Ishte një vit i vështirë në fillim dhe përfundoi si një film. E dija që do të ishte viti im i fundit. Fitova tripletën dhe ngrita trofeun e Ligës së Kampionëve si kapiten.

Një marrëdhënie shumë e mirë mes kapitenit dhe trajnerit, mendoj se e ndihmoa shumë. E kujtoj me krenari”, ka deklaruar Ksavi Hernandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat