​Tchouameni do t’i mungojë Realit në ndeshjen e kthimit kundër Cityt

Futboll

​Tchouameni do t’i mungojë Realit në ndeshjen e kthimit kundër Cityt

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:41
Aurelien Tchouameni

Tanimë po zhvillohet pjesa e parë e super ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Manchester City po avancon 1:0 si mysafir ndaj Realit, falë golit të bukur nga Bernardo Silva nga gjuajtja e lirë në minutën e 2’.

Ndërkaq, gjuajtja e lirë erdhi si pasojë e një ndërhyrje të palejueshme të yllit të Realit, Aurelien Tchouameni.

Si pasojë e kësaj, Tchouameni u ndëshkua me karton të verdhë qysh në minutën e parë, dhe do t’i mungojë Realit në ndeshjen e kthimit kundër Cityt, pasi që veçse ishte ndëshkuar më herët me karton të verdhë në këtë garë ylli francez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat