Çukvueze përshkoi 10 kilometra

Futboll

Çukvueze përshkoi 10 kilometra

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:47
Samuel Çukvueze

Samuel Çukvueze më në fund po del nga guaska e tij. Që kur shënoi golin e tij të parë në kampionat kundër Veronës, para ndalesë së kombëtareve, nigeriani ka ndryshuar totalisht performancat e tij, duke gjetur besimin që i kishte munguar gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit.

Ai ishte ndër më të mirët kundër Fiorentinës dhe gjithashtu ndaj Leçes, duke luajtur dy ndeshje si titullar.

Konkretisht kundër skuadrës nga Salento dha asistin e dytë të sezonit, për golin e parë të Pulisiçit.

Në përgjithësi, megjithatë, ai ishte i pandalshëm dhe siç raporton Milani në profilin e tij zyrtar, Çukvueze përshkoi një distancë prej 10,314 kilometrash të dielën në drekë. I palodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat