Goli i Bernardo Silvas, i dyti më i shpejtë i shënuar nga një skuadër mysafire

Futboll

Goli i Bernardo Silvas, i dyti më i shpejtë i shënuar nga një skuadër mysafire

Më: 9 prill 2024 Në ora: 22:15
Bernardo Silva

Real Madrid-Manchester City nisi ashtu siç i ka hije një përballjeje mes skuadrash që ofrojnë futbollin më të bukur në planet.

Tre gola për 14 minuta, me përmbysje rezultati…

Në fakt, siç theksohet nga Opta, është hera e dytë që një ndeshje në fazën eliminatore të kompeticionit kontinental ka të paktën tre gola të shënuar në 14 minutat e para. I vetmi precedent, sërish me City-n: 2-2 kundër Tottehnamit, në prill 2019, pas vetëm 11 minutash.

Goli i Bernardo Silvës, i cili hapi rezultatin pas 108 sekondash, është edhe goli i dytë më i shpejtë i shënuar nga një mysafir në “Bernabeu”, në Champions League. Vetëm lojtari i Juventusit, Mario Mandzukic, i cili shënoi pas 77 sekondash në prill 2018, e ka gjetur rrjetën më shpejt se “playmaker”-i portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat