Menaxheri i njohur italian: Gilardino, trajner i së ardhmes

Futboll

Menaxheri i njohur italian: Gilardino, trajner i së ardhmes

Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:04
Alberto Gilardino

Menaxheri i Ciro Immobiles dhe Alberto Gilardinos, Alessandro Moggi, foli për Sportmediaset për të ardhmen e dy klientëve të tij, duke filluar nga trajneri, i cili ende pret një takim zyrtar me Genoan dhe ka përfunduar në syrin e disa klubeve, përfshirë Fiorentinën, skuadër ku ka dhënë kontribut si futbollist:

“Gjëja më e rëndësishme është të nënvizosh se sa mirë po ecën Gilardino. Një trajner i ri, me ide të rëndësishme loje. Ai fitoi kampionatin e Serisë B vitin e kaluar dhe në sezonin e parë në Serie A po e dëshmon se është shumë i aftë dhe me siguri do të jetë një nga trajnerët më të rëndësishëm të së ardhmes italiane.”

Është normale të flitet për kontratën duke qenë se ajo skadon më 30 qershor 2024, por sot mendja e Gilardinos është plotësisht e përkushtuar në ndeshjet e fundit të sezonit me Genoan”.

A do të jetë ende e ardhmja e Immobiles te Lazios?

“Ciro është historia e Lazios, kapiteni i skuadrës. Ai po bën mirë, por është e qartë se shumë situata mund të lindin gjatë dhe në fund të një sezoni. Vullneti i Immobiles është, dhe ai e ka treguar atë gjatë viteve, të qëndrojë në Romë me fanellën e Lazios. Më pas mund të krijohen disa situata në tregun e transferimeve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat