Del Piero i mahnitur nga Real e City

Futboll

Del Piero i mahnitur nga Real e City

Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:28
Manchester City

Ndeshja spektakolare mes Real Madrid dhe Manchester City në Ligën e Kampioneve ka mahnitur Aleks Del Pieron.

Ikona e futbollit italian, i cili ka luajtur vetë ndeshje të mëdha të historisë së këtij turneu, ka vlerësuar atë që dhanë dy skuadrat në fushën e lojë në barazimin 3-3.

“Ndoshta ishte një nga ndeshjet më të bukura në historinë e Ligës së Kampioneve.

Për nivelin e lojës, për bukurinë e golave.

Kur ka ndeshje të një rëndësie kaq të madhe, ka prirje që të mbrohesh pak më shumë dhe në vend të kësaj ne pamë dy skuadra përballë njëra-tjetrës, që luajtën të hapura.

Kjo ndeshje duhet të ritransmetohet disa herë gjatë të gjithë javës. Guardiola nuk e kishte gabim me Foden, ka cilësi të jashtëzakonshme.

Pep të stërvit për ta bërë këtë dhe nëse je pjesë e Manchester Cityn, kjo do të thotë se je mjaftueshëm i aftë për ta bërë një gjë të tillë. Por te ai gol ka një përmbledhje të cilësive të tij, ai është i guximshëm dhe i mençur njëkohësisht”, shpjegoi Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat