Arteta: Mund të kishim bërë më mirë ndaj Bayernit

Futboll

Arteta: Mund të kishim bërë më mirë ndaj Bayernit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 10:47
Pamje nga një ndeshje

Arsenal barazoi 2-2 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale luajtur në “Emirates”, një rezultat që sipas trajnerit të “Topçinjve” mund të ishte ndryshe. “Ishte një ndeshje e vështirë për të dyja ekipet, por mund ta kishim fituar atë.

Përvoja e paktë e këtyre djemve në sfida të tilla ndikoi”, tha Mikel Arteta.

Trajneri spanjoll ka mbetur i zhgënjyer nga gjyqtari, që sipas tij nuk dha një penallti në favor të Arsenal, kur portiere Neuer pengoi Saka në zonë.

“Vendimi është marrë, ne nuk mund ta ndryshojmë atë. Duhet të fokusohemi në aspekte të tjera që mund t’i kontrollojmë dhe që mund të kishim bërë shumë më mirë sonte”, tha Arteta.

“Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës në kampionat, ku duhet të fitojmë për të ruajtur ritmin e Liverpool dhe City. Më pas do të mendojmë për ndeshjen e kthimit me Bayern, por gjithçka është e hapur. Mendoj se sfida e sotme ishte një leksion i mirë për këta djem në prag të ndeshjes së kthimit”, tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat