Henry për yllin e City-t: Është bërë një lojtar i klasit botëror

Futboll

Henry për yllin e City-t: Është bërë një lojtar i klasit botëror

Më: 10 prill 2024 Në ora: 16:20
Henry

Legjenda e Premier League dhe Francës, Thierry Henry i ka thurur elozhe yllit të Manchester Cityt, Phil Foden pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Sulmuesi anglez ishte sërish protagonist për Cityn teksa shënoi një gol madhështor gjatë barazimit emocionues 3-3 të skuadrës së tij kundër Los Blancos në Santiago Bernabeu.

Manchester City kaloi në epërsi me Bernardo Silva në minutën e dytë, por madrilenët e përmbysën rezultatin me golat e Rodrygo dhe një autogol nga Ruben Dias.

Foden barazoi për miqtë në minutën e 66-të përpara se Josko Gvardiol të shënonte golin e tretë të Cityt pesë minuta më vonë. Megjithatë, mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, barazoi për vendasit duke e bërë akoma më emocionuese ndeshjen e kthimit në Etihad.

Gjatë komentit për ndeshjen, Henry tha për CBS:

“Ajo që do të thoja për Phil Foden këtë vit është se kur Erling Haaland mungon ose Kevin de Bruyne është i dëmtuar, ai e merr ekipin mbi supet e tij”.

Henry e konsideron Foden si lojtar i klasit botëror. Ai shtoi:

“Tani mund të fillojmë të flasim për klas botëror, sepse e ka marrë ekipin mbi supet e tij, ky djalë tani është i klasit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat