Një tjetër yll shqiptar po rritet në Serie A

Futboll

Një tjetër yll shqiptar po rritet në Serie A

Më: 10 prill 2024 Në ora: 16:35
Medon Berisha

Një tjetër yll po i rritet Shqipërisë në Serie A, trajneri i ri i besoi kundër Milanit!

Një tjetër yll po i rritet Shqipërisë në Serinë A. Këtë herë bëhet fjalë për kapitenin e Shpresave, për Medon Berishën.

Ky i fundit ka qëndruar në stol për gjatë gjithë sezonit pasi bëri kalimin nga ekipi i të rinjëve te ekipi i parë i Lecce.

Por me largimin e trajnerit D’Aversa dhe afrimin e trajnerit të ri Luca Gotti, ka ndryshuar edhe situata për Medonin.

“Ai ka pasur pak hapësirë më parë, por mua më pëlqen shumë”, u shpreh Goti për Berishën para ndeshjes Lecce-Roma.

Në përballjen kundër Milanit, 20-vjeçari do të hidhej në fushë në minutën e 77.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, pritet që lojtari i Shqipërisë të aktivizohet më tepër në ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat