Spikat dueli Egnatia - Partizani

Futboll

Spikat dueli Egnatia - Partizani

Më: 10 prill 2024 Në ora: 16:46
Pamje nga një ndeshje

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet në fundjavë. Tre takime janë të programuara për t’u zhvilluar të shtunën ndërsa dy të dielën.

Tirana-Kukësi do të jetë sfida hapëse e kësaj jave.

Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania” në ora 15:00.

Të shtunën në orën 18:00 do të luhen edhe dy takime të tjera.

Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Laçin, ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Teutën.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të. Egnatia-Partizani është sfida më interesante e javës, ku do të vihet përballë dy nga skuadrat pretendente të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në ora 15:00.

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet me takimin, Dinamo City-Erzeni. Kjo ndeshje do të luhet në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat