Klopp: Pep ka të drejtë për Atalanta-n dhe dentistin

Futboll

Klopp: Pep ka të drejtë për Atalanta-n dhe dentistin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 16:49
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, tha për mediet në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League, se Pep Guardiola kishte të drejtë kur tha se të përballesh me Atalanta-n është njësoj si të shkosh te dentist.

“Po, ndoshta është ashtu si ka thënë Guardiola, si të shkosh te dentist. Mund të jetë shumë e bezdisshme. E kam studiuar shumë Atalanta-n dhe trajnerin e saj, të cilët i vlerësoj shumë”-tha fillimisht gjermani.

Më pas i pyetur në veçanti për trajnerin e Atalanta-s, Klopp theksoi se e vlerëson shumë punën që bën Gasperini.

“Konsistenca, idetë e qarta, arritja përmes zhvillimit të saktë të lojës.

Skuadra e tij ka vazhdimësi të jashtëzakonshme dhe një shpirt qartësisht të dukshëm, kjo është ajo që më pëlqen.

Gasperini është një trajner i jashtëzakonshëm që e respektoj shumë”-u shpreh kreu i stolit të “The Reds”.

Liverpool-Atalanta luhet këtë të enjte në “Anfield”, duke nisur nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat