​Zbulohet lista e futbollistëve që po kërkojnë sauditët, në mesin e tyre edhe Modriq

Futboll

​Zbulohet lista e futbollistëve që po kërkojnë sauditët, në mesin e tyre edhe Modriq

Më: 10 prill 2024 Në ora: 17:48
Modriq

Ndonëse Dinamo ka bindur aktivisht Luka Modriqin që të rikthehet në Zagreb gjatë verës, nëse vendos të largohet nga Real Madridi, prej disa kohësh, në anën tjetër të botës, po krijohen plane krejtësisht të ndryshme.

Modriq është interesant për Arabinë Saudite, përkatësisht fondin e saj investues, i cili ka kohë që blen në mënyrë aktive lojtarë për të gjitha klubet në ligë.

Ditën e djeshme ka dalë lista me emrat e lojtarëve që sauditët duan të sjellin në ligën e tyre gjatë verës dhe është publikuar nga gazetari italian Rudy Galetti.

Në listë janë Mohamed Salah (Liverpool), Luka Modriq (Real Madrid), Romelu Lukaku (Roma), Kevin de Bruyne (Manchester City), Casemiro (Manchester United), Heung-Min Son (Tottenham).

Lojtarët do të mund të zgjedhin klubin me të cilin do të nënshkruajnë. Katër opsione janë në tryezë Al-Ittihad, Al-Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ahli. Këto katër klube janë në pronësi të fondit të investimeve publike të Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat