Arteta: I dhuruam Bayern-it dy gola, por ne mund të fitojmë në Munih!

Futboll

Arteta: I dhuruam Bayern-it dy gola, por ne mund të fitojmë në Munih!

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:08
Arteta

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta analizoi barazimin 2-2, ndaj Bayern Munich në takimin e parë të çerekfinaleve të Champions League.

Në konferencën e dhënë për mediet, tekniku i “The Gunners” u shpreh se skuadra e tij i dha dy gola bavarezëve, por shtoi më tej se kanë mundësinë për të fituar në Mynih.

“Nuk mund t’i lësh asgjë kundërshtarëve në një kompeticion si Champions League.

Ne i dhamë dy gola Bayern Munich-ut dhe në raste të tilla kundërshtari të ndëshkon gjithmonë në Champions League.

Megjithatë do të shkojmë në Mynih dhe do të luajmë për fitore, kemi ende mundësi për t’ja dalë”-deklaroi Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat