Kane: Çmenduri, se di si nuk u dha një penallti aq e dukshme!

Futboll

Kane: Çmenduri, se di si nuk u dha një penallti aq e dukshme!

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:21
Harry Kane

Pas barazimit 2:2 ndaj Arsenal-it në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, sulmuesi i Bayern Munih, Harry Kane foli në veçanti për rastin e penalltisë që nuk iu dha skuadrës së tij, pasi Gabriel preku topin me dorë.

Në prononcimin për mediet, sulmuesi anglez e quajti çmenduri faktin që nuk u dha një penallti që ishte aq shumë e dukshme.

“Ishte një penallti e pastër kristal, shumë e qartë.

Portieri ia kaloi topin Gabriel-it i cili thjesht e mori me dorë…

Çmenduri! Është një gabim fëminor, jam dakord, por edhe penalltia më e qartë dhe më e dukshme që kam parë ndonjëherë”-deklaroi Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat