Nazmi Gripshi drejt largimit nga Ballkani

Futboll

Nazmi Gripshi drejt largimit nga Ballkani

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:23
Nazmi Gripshi

Skënderbeu po kërkon të rikthehet sërish i madh dhe diktues në kampionatin vendës.

Të bindur se ky vit ka qenë mjaft pozitiv dhe i rëndësishëm, duke treguar cilësinë që pjesa më e madhe e skuadrës e ka drejtuesit bardhekuq janë të fokusuar për të bërë hapin e madh sezonin e ardhshëm.

Shitja e Frenklin Ahanonu tek ekipi i Astanës ka sjellë të ardhura të shëndosha te bardhekuqtë, të cilët në kushte të tilla e shohin si të udhës ndërtimin e një ekipi dinjitoz për vijimësinë.

Burime të sigurta në kampin bardhekuq bëjnë me dije se drejtuesit e Skënderbeut kanë filluar kontaktet e para për të tentuar rikthimin e Nazmi Gripshit në juglindje. Pas disa vitesh te Ballkani, ku nën drejtimin e Ilir Dajës ka arritur të fitojë shumëçka,

Gripshi është duke menduar rikthimin në Superiore dhe pikërisht Skënderbeu është i pari në listë për të marrë shërbimet e sulmuesit.

Gripshi është në fund të kontratës së tij me Ballkanin dhe një rinovim në këtë moment duket shumë larg. Prandaj kjo ka bërë që korçarët të lëvizin shpejt për të vendosur kontaktet e para me sulmuesin.

Të njëjtat burime bënë të ditur për “Panorama Sport” se favorizues është fakti që sulmuesi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës. Mdodhur në këtë situatë ligjet e miratuara nga UEFA lejojnë nisjen e bisedimeve të klubeve të tjera me lojtarin, pa hyrë fillimisht në bisedime me klubin.

Nga ana tjetër, ajo që mund të konkretizojë këtë transferim është edhe fakti që lojtari dhe klubi bardhekuq kanë një raport të shkëlqyer dhe marrëdhëniet janë të mira mes palëve për të vlerësuar më pas edhe dëshirën e vetë Gripshit për t’u rikthyer në një ambient si Korça, që për sulmuesin ka qenë si shtëpi e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat