Çështja Dani Alves: Refuzohet ankimi i prokurorisë

Futboll

Çështja Dani Alves: Refuzohet ankimi i prokurorisë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:36
Dani Alves

Braziliani u dënua me 4 vjet e gjysmë burg, por mbetet në lirim me kusht në pritje të apelit.

Gjykata e Barcelonës ka vendosur të ruajë lirinë e përkohshme të Dani Alves, ish-lojtarit të Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit, në pritje të vendimit për apelimin në lidhje me dënimin e tij me 4 vjet e gjysmë burg për sulm seksual në dhjetor 2022, në një klub nate në Barcelonë.

Ankesat janë paraqitur nga prokurori publik dhe pala civile. Pas më shumë se një viti paraburgim parandalues,

Alves u lirua me kusht më 25 mars, me detyrimin për t'u paraqitur në gjykatë çdo të premte, tërheqjen e pasaportës së tij braziliane dhe spanjolle dhe ndalimin për t'iu afruar viktimës në më pak se një mijë metra.

Burimet gjyqësore të cituara nga Efe raportojnë se Gjykata hodhi poshtë kundërshtimet për lirimin me kusht të paraqitur nga prokuroria publike dhe mbrojtja e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat