Paralajmëron Romën

Futboll

Paralajmëron Romën

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:39
Stefano Pioli

Milan-i do të përballet të enjten në mbrëmje me Roma-n në ndeshjen e vajtjes së çerekfinaleve të Europa League.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen dhe ka bërë disa deklaratë të rëndësishme.

“Pierre dhe Fikayo janë agresivë dhe të shpejtë. Të tjerët i kanë më pak këto karkteristika. Kjaer e Thiaw kanë një gjendje fizike të ngjashme, kështu që do të shohim nesër se kë do të zgjedhim në bazë të karakteristikave të kundërshtarit”, ka thënë Pioli.

“Objektivi është të marrin një avantazh, do të ishte shumë e rëndësishme. Edhe Roma mendoj se do të ketë në fushë formacionin më të mirë. Europa League është një objektiv i rëndësishëm për të gjithë.

“Verdhekuqtë janë në formë, kanë fituar një derbi, kanë ndryshuar mënyrën e përgatitjes së ndeshjeve. De Rossi po tregon se është një trajner i mirë. Ne jemi të përgatitur dhe të pjekur për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë”.

Në konferencë për shtyp është folur shumë për ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu mes Real Madrid dhe Manchester City, që të bën të reflektosh mbi nivelin e futbollit italian dhe mbi të gjithë të Milan-it:

“Jemi një ekip ndryshe nga ai që fitoi titullin. Tani vjen momenti i rëndësishëm i sezonit, duhet të tregojmë forcën tonë.

Të qenit skuadër është ajo që ka më shumë rëndësi.

“Në ndeshjen mes Real Madrid dhe City janë bërë gabime të rëndësishme, por kanë vazhduar të luajnë. Kjo është gjëja që ka më shumë rëndësi. Ne ofrojmë një lojë sulmuese, mendoj se nesër do të jetë një spektakël i bukur.

“Vitin e kaluar kemi arritur në gjysmëfinale, nuk besoj se jemi shumë larg. Liverpool, Bayer dhe Milan mund të luajnë në Champions dhe askush nuk do të befasohej nëse do të ishim aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat