Huliganët e Buduçnostit i fyen shqiptarët, policia ka nisur hetimet 

Futboll

Huliganët e Buduçnostit i fyen shqiptarët, policia ka nisur hetimet 

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:49
Tifozët e Buduçnostit

Derbi mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj malazeze, Buduçnosti nga Podgorica, pothuajse për 55 minuta është ndërprerë të martën në mbrëmje në stadiumin “DG Arena” në Podgoricë.

Huliganët e Buduçnostit fyen shqiptarët, po ashtu edhe hodhën mjete piroteknike në fushë dhe kjo ishte arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta.    

Policia e Malit të Zi ka nisur hetimet. 

“Me urdhër të prokurorit, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Podgoricë po ndërmarrin masa dhe veprime me qëllim të identifikimit të personave, mbledhjes së informacioneve dhe vërtetimit të të gjitha rrethanave dhe fakteve”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Në stadium ishin 1150 shikues. 150 ishin të grupit “Varvari” të Buduçnostit.

“Gjatë ndërprerjes ky grup ka brohoritur parulla ofenduese që nxisin intolerancën.

Ndeshja vazhdoi pas 55 minutash, pasi grupi në fjalë është larguar”, ka njoftuar policia

Deçiqi ka barazuar me rezultat 1:1 me Buduçnostin.

Skuadra e Deçiqit kryeson me 54 pikë e ka tre më shumë se Buduçnosti në vend të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat