Një lajm i mirë për Serie A

Futboll

Një lajm i mirë për Serie A

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Sezonin e ardhshëm do të jetë një Champions krejt tjetër, por lajmi i mirë është se për debutimin e formatit të ri me 36 skuadra (ishin 32), Seria A mund të dërgojë jo më 4, por 5 skuadra në këtë kompeticion.

Ky lajm qetëson shumë Juventusin, por në të njëjtën kohë i jep një dozë kurajë surprizë Bolonja, por edhe Romës e Atalantës për të vazhduar ndjekjen.

Rregullorja e UEFA-s thotë se dy ligat më të mira të Europës do të vlerësohen me një klub më tepër në Champions-in e ri dhe aktualisht, duke parë edhe situatën, Seria A ka 96.9 për qind shanse që të përfaqësohet sezonin tjetër me 5 klube.

Dhe nuk ka rëndësi se nga Champions-i janë eliminuar të gjitha, por ata mbahen fortë nga Milani, Roma e Atalanta në Ligën e Europës dhe Fiorentina në Konferencë.

Për të arritur sigurinë matematikore, skuadrave italiane do u duhen vetëm 14 pikë në këto çerekfinale dhe në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat