Klopp jep detajet për Alissonin, Alexander-Arnoldin dhe Jotan

Futboll

Klopp jep detajet për Alissonin, Alexander-Arnoldin dhe Jotan

Më: 10 prill 2024 Në ora: 19:35
Flamuri i Liverpoolitt

Jurgen Klopp ka pranuar se nuk ka vendosur ende nëse Trent Alexander-Arnold ose Diogo Jota do të përfshihen në ndeshjen çerekfinale të Liverpoolit ndaj Atalantas të enjten në mbrëmje në Ligën e Evropës.

Dyshja kanë qenë jashtë fushës për dy muaj, por morën pjesë në stërvitjen e ekipit të martën së bashku me Alisson Becker.

“Ne do të duhet ta shohim (nëse ata mund të luajnë). Natyrisht që nuk u nxituam me djemtë. Mundemi por nuk e bëmë”.

“Kjo do të thotë se ata bënë shumë stërvitje vetë, veçanërisht Diogo dhe Trent”.

“Dje ishin shumë mirë për të qenë i sinqertë. Duhet të shohim. Tani ata janë rikthyer në stërvitje dhe duhet të shohim se si i përfshijmë, si i përdorim”.

“Ne kemi nevojë për ta, kjo është e qartë, por na duhen në formën më të mirë të mundshme. Dhe ne duam t’u japim atyre një lloj ritmi. Është gjithmonë një sfidë të riintegrosh djemtë”.

“Por me cilësinë që kanë, duhet të jetë pak më e lehtë. Ne do t’i fusin në lojë në ditët dhe javët në vijim. Pra për nesër, nuk kam marrë ende një vendim”, deklaroi Jurgen Klopp.

Ndërkohë, Klopp zbuloi se Alisson nuk është rikthyer ende në stërvitje të plotë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat